Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka treguar nga Facebook-u i tij se brenda 6 muajsh nis faza e parë e aeroportit të Gjirokastër.
Duke treguar pamje nga e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku do të ndërtohet edhe aeroporti i ri, Rama shkruan se gara e ndërtimit hapet në verën e këtij viti.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Lajmi se aeroporti ‘i Jugut’ do të jetë në Gjirokastër dhe jo Sarandë u dha nga zv.kryeministrja Belinda Balluku pak ditë më parë, përshkak të hapësirës. Ky aeroport pritet të jetë i katërti në vend. Pas Tiranës dhe Kukësit që vijojnë funksionimin, ai i Vlorës është ende në zhvillim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



