Politike

Rama bën parashikimin: Italia do të udhëheqë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Nga Gazeta ‘Si’- Në përfundim të samitit të parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë të përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni.

Rama tha se Shqipëria është e gatshme të bëjë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të mos përdorur as veton dhe as votën në proceset e vendimmarrjes, duke theksuar marrëdhënien e ngushtë me Italinë.

“Ne jemi gati të bëjmë marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton, as votën. Jemi gati të nënshkruajmë që të përfaqësohemi nga komisari italian. Do të ishte shumë për ne të kishim dy komisarë për të njëjtin vend, sepse ne jemi i njëjti vend”, u shpreh Rama.

Rama e cilësoi ditën si “historike” për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se për herë të parë qeveria shqiptare ulet me atë italiane për projekte konkrete.

“Unë do të vazhdoj të flas në italisht, sepse sot kemi provën shkencore që përveç qeverisë italiane, nuk ekziston një tjetër qeveri që mund të flasë 100 përqind italisht veç asaj shqiptare”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se marrëdhëniet me qeverinë italiane janë të veçanta dhe të mbushura me “dashuri e dëshirë për bashkëpunim”.

Rama thekson se partneriteti mes shtetin italian do të forcohet më shumë teksa rendit një sërë projektesh të reja, kryesisht në sektorin e energjisë.

“Kemi një nga projektet më më të mëdha për energjinë në Evropë që po ecën përpara, përmes linjës interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Arabe, por jemi duke punuar për një tjetër projekt, që do të lidhë Lindjen me Perëndimin. Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do të ishte e pranishme kultura, nuk do të ishte as Italia. Kjo nderon qeverinë por dhe ministrin. Jam i lumtur të iu bashkohem juve në kritikat që do t’iu bëhen nga shtypi, por përsa më takon më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë më rendësi shumë të madhe evropiane”

Kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi rolin e homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, bëri një parashikim për të.

Ai tha se “qershia mbi tortë” do të mbetet e tillë edhe në vitin 2028 – vitin kur Italia do të marrë kryesimin e Këshillit Europian dhe Georgia do të luajë rolin e dyfishtë, si kryeministrja e Italisë dhe si presidentja e Këshillit Europian.

Rama shtoi me humor: “Qeshni, qeshni, por koha do të tregojë se kam të drejtë. Kam gabuar kur isha më i ri, ministër i Kulturës, por tani që jam veteran nuk gaboj.”

Ai falënderoi gjithashtu Ministrin Tajani, duke theksuar se ka qenë një mik i Shqipërisë dhe ka mbështetur vendin në të gjitha selitë dhe projektet ekonomike të përbashkëta.

Rama përmendi edhe një arritje të rëndësishme sociale.

“Falë kësaj qeverie, sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, duke paguar sigurimet, kanë të drejtën për pensionin – një kërkesë e bërë shumë vite më parë, mbi 10 vite, e cila është realizuar falë mbështetjes së Kryeministres Giorgia Meloni”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë