Në samitin e Komitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama është kapur nga kamerat teksa bën batuta me presidentin e Francës, Emanuel Macron në lidhje me një lapsus të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Kreu i qeverisë i thotë presidentit francez me nota humori se nuk e ka uruar për përfundimin e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, me presidentin Alijev që buzëqesh nga kjo gjë.
Albanian PM Rama to Macron:
— Clash Report (@clashreport) October 2, 2025
You should congratulate Ilham Aliyev and me.
Trump has ended the conflict between us. https://t.co/6GhybUMMRe pic.twitter.com/lpjObSNFFt
“Na detyrohesh një ndjesë. Sepse nuk na ke uruar për marrëveshjen e paqes që presidenti Trump ndërmjetësoi mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Dhe u përpoq shumë”, tha Rama.
Shefi i Elize e ka pritur me buzëqeshje këtë ndërhyrje të Ramës, por pa kthyer përgjigje.
Kujtojmë se presidenti Trump në disa deklarata të tij të mëparshme është shprehur se ka ndaluar disa luftëra që kur ka marrë detyrën, mes të cilave dhe konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, por që në fakt është Armenia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



