Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Milano është ndalur tek marrëveshja e lidhur me qeverinë italiane për njohjen e pensioneve.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nga kjo marrëveshje e munguar përfitojnë 421 mijë emigrantë shqiptarë.
“Ne ja dolëm të vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë 10-vjeçare, një gur të çmuar dhe të munguar që e keni merituar plotësisht”, tha Rama.
Rama vlerësoi marrëdhënien me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe tha se kjo marrëveshje u arrit edhe falë angazhimit të saj personal.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë iu drejtua të pranishmëve duke thënë se sot Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e saj në kërkim të kurorës së munguar të drejtësisë, për emrin e saj, flamurin, vendin e saj, me zot me ligj dhe me zakon në familjen e shteteve të Evropës.
“421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur e pensioneve më Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj këtu, dhe një zëdhënëseje shumë e fortë e jona në BE, Giorgia Meloni, ne ja dolëm të vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë 10-vjeçare, një gur të çmuar dhe të munguar që e keni merituar plotësisht.
Sot kam ardhur për t’ju thënë që edhe Shqipëria po e fiton sot njësoj si ju betejën e saj të drejte pa ndalur vrapin dhe duke e ruajtur të palenkundeur besimin në kërkim të kurorës së munguar të drejtësisë, për emrin e saj, flamurin, vendin e saj, me zot me ligj dhe me zakon në familjen e shteteve të Evropës!”,tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



