Një gërshetim emrash të njohur për strukturat e PS, duke rikonfirmuar pjesën më të madhe të qeverisë aktuale. Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të PS, kryeministri Edi Rama bëri publike emrat e kabinetit të ri qeveritar ku konfirmoi 7 ministra aktual me portofol dhe dy pa portofol. Gjithsej 12 gra dhe 5 burra (perfshi kryeministrin Edi Rama)
Zv-Kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj në vend të Erion Braçes.
Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë te jetë Olta Xhaçka.
Tek Ministria e Mbrojtjes qëndron Niko Peleshi. Tek ministria e Drejtësisë shkon Ulsi Manja.
Etilda Gjonajn, Rama e kaloi në parti si Sekretare për Gruan.
Bledi Çuçi do të vijojë të jetë ministër i Punëve të Brendshme.
Në vend te Anila Denajt që e emëroi Sekretare për Burimet Njerëzore, Rama emëroi Drejtoreshën aktuale të Tatimeve, Delina Ibrahimi e cila do të drejtoje Ministrinë e Financave.
Ministre për Infrastrukturën dhe Energjine është sërish Belinda Balluku, ndërsa tek Bujqësia në vend të Milva Ekonomit që e emëroi ministre pa portofol për Standardet dhe Shërbimet, emëroi Frida Krifcën.
Në vend të Blendi Klosit që e çoi në parti si Sekretar Organizativ, emërohet Mirela Kumbaro. Evis Kushi do të vijojë Ministre e Arsimit ashtu edhe Eva Margariti tek Ministria e Kulturës dhe Ogerta Manastirliu tek Shëndetësia.
Elisa Spiropali do të vijojë të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilali ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhaqi ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Milva Ekonomi ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Ndërsa ministria e Diasporën me gjasë është shkrire sepse nuk u përfshi në listën e kryeministrin Edi Rama. Pandeli Majko në këtë mënyrë largohet nga ky post dhe ëhstë propozuar nga Rama vetëm si kandidat për kryesinë
Zëvendës kryeministër
Arben Ahmetaj
Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtjes
Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë
Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme
Bledi Çuçi
Ministre e Financave
Delina Ibrahimi
Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë
Belinda Balluku
Ministrja e Shëndetësisë
Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit
Evis Kushi
Ministre e Kulturës
Eva Margariti
Ministre e Bujqësisë
Frida Krifca
Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet
Të larguarit
Pandeli Majko kandidat për kryesinë
Erion Braçe kandidat për kryesinë
Blendi Klosi emërohet Sekretar Organizativ i PS
Anila Denaj Sekretare për Burimet Njerëzore
Etilda Gjonaj Sekretare për Gruan
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




