Gazeta Si - Të paktën 53 persona u plagosën në sulmin me raketa ruse të nisur mbrëmë kundër kryeqytetit ukrainas në Kiev.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi lajmin këtë kur foli për dëmtimin e një spitali për fëmijë.
Njëzet persona të plagosur u shtruan në spital, duke përfshirë dy fëmijë, shkroi kryetari i bashkisë së Kievit.
Sistemet e mbrojtjes ukrainase arritën të kapnin dhe rrëzonin dhjetë raketat e lëshuara kundër kryeqytetit, por mbetjet që ranë në tokë shkaktuan lëndime dhe dëmtime në katër zona të qytetit që kufizohen me lumin Dnjipro.
Një ndërtesë banimi u dëmtua si dhe një spital për fëmijë. "Si rezultat i rrëzimit të objektivave ajrore të armikut, - njoftoi administrata ushtarake e qytetit, - shumë mbeturina ranë në rrethet Dniprovsky dhe Desnyansky".
Disa banorë u evakuuan nga një ndërtesë në lagjen Dniprovsky, ku shpërtheu një zjarr.
Ndërkohë, një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka gjetur se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315.000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 80 për qind e trupave që i kishte kur e nisi konfliktin, ka thënë një burim brenda inteligjencës të martën.
Raportoi, po ashtu, vlerësoi se humbjet e Moskës në personel dhe automjete të blinduara në luftë me ushtrinë ukrainase e kanë kthyer 18 vjet mbrapa modernizimin e ushtrisë ruse, sipas burimit.
Ambasada e Rusisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i janë përgjigjur kërkesës së “Reuters”-it për koment.
Zyrtarët rusë kanë thënë se Perëndimi e zmadhon numrin e trupave ruse të vrara në luftë në vlerësimet e veta dhe se, pothuajse gjithmonë, i zvogëlon humbjet e Ukrainës në këtë luftë – për ta cilat zyrtarët rusë thonë se janë të mëdha.
Burimi tha se raporti i deklasifikuar së fundmi i inteligjencës amerikane vlerësoi se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022 me 360.000 trupa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.