Nga Gazeta ‘Si’– Irani ka njoftuar një valë të re raketash kundër Izraelit. Si pasojë e goditjes nga një raketë balistike, 6 persona u plagosën në Tel Aviv.
Sulmi, sipas mediave izraelite, u krye me një raketë, koka e së cilës ishte e pajisur me bomba: 3-4 mjete shpërthyese, për një total prej rreth njëqind kilogramësh eksploziv. Goditja e ndodhur në një zonë qendrore të Tel Avivit shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete.
Fragmente të raketës kanë goditur gjithashtu zonën e Rosh HaAyin, në lindje të qytetit.
Forcat Izraelite u kundërpërgjigjën me një valë sulmesh të reja në Teheran.
Sipas mediave IDF ka shënjestruar një infrastrukturë ushtarake në perëndim të Iranit dhe impiantet energjetike.
Agjencia e lajmeve Fars raportoi se një sulm izraelit goditi tubacionin e gazit në termocentralin Khorramshahr në jugperëndim të vendit.
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “të rrjedhshme”, duke shtuar se çdo spekulim “nuk duhet të konsiderohet përfundimtar”.
Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-ve dhe kryetari i parlamentit iranian kanë dhënë versione të kundërta për negociatave e mundshme mes dy vendeve mbi luftën në Lindjen e Mesme. Donald Trump më herët tha se kishte shtyrë sulmet e kërcënuara ndaj centraleve energjetike iraniane, pasi kishte pasur bisedime “produktive” me Teheranin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje