Gazeta Si – “Një krim qartësisht brutal rus: një sulm me raketa në një market ushqimor të zakonshëm, një sulm terrorist krejtësisht i qëllimshëm. Lagjja Kupiansk, rajoni i Kharkiv. Më shumë se 47 persona janë vrarë deri më tani. Ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre! Po ofrohet ndihma për të lënduarit…”. Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski në një postim në Telegram, duke denoncuar një sulm ushtarak rus mesditën e kësaj të enjteje.
Sipas mediave ukrainase, mes viktimave të sulmit rus në Kupiansk, është edhe një fëmijë 6-vjeçar.
“Rbc Ukraine”, raporton se viktimat janë 51, ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kishte folur për 47 vdekje.
“RBC Ukraine” saktëson se është goditur fshati Groza, shumë afër Kupiansk.
“U raportuan 51 viktima, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar. Ka edhe 6 të plagosur, mes tyre një djalë dhe një vajzë”, raportojnë mediat ukrainase.
Sulmi i sotëm vjen mes sulmeve të shumta dhe të vazhdueshme me dronë gjatë natës, ku ndër të tjera besohet se është sulmuar edhe një spital.
Presidenti ukrainas i bëri këto deklarata teka po merr pjesë në një Samit të Liderëve Evropianë në qytetin spanjoll të Granadës.
Ai u shpreh para gazetarëve se detyra kryesore në takimet gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian është ruajtja e unitetit në Evropë përballë kërcënimit në rritje të Rusisë.
“Sfida kryesore që ne kemi është të ruajmë unitetin në Evropë. Dhe unë po flas jo vetëm për vendet në BE, por në të gjithë Evropën, mendoj se sfida më e madhe është ajo që do të kemi në të ardhmen, sepse Rusia do të sulmojë me dezinformata. Kjo është gjëja e parë. E dyta, është kaq e rëndësishme që Ukraina të ketë mburojë për dimër, sepse do të kemi shumë sulme nga lloje të ndryshme raketash ruse, duke përfshirë dronët iranianë, etj.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



