Bota

Raketa iraniane mbi Izrael pas sulmit amerikan, të plagosur dhe shkatërrime në Tel Aviv e Haifa

Gazeta Si – Ndërtesa të shumta janë dëmtuar rëndë në Tel Aviv pasi janë goditur nga një raketë iraniane, kanë deklaruar shërbimet e emergjencës. Ky ishte sulmi i parë i Iranit ndaj Izraelit pasi Shtetet e Bashkuara goditën bazat bërthamore iraniane.

Pas sulmit, autoritetet izraelite kanë konfirmuar se 86 persona janë plagosur dhe janë shtruar në spital. Lajmi u bë i ditur nga Ministria izraelite e Shëndetësisë dhe është raportuar nga “The Times of Israel”.

“Kjo është një zonë e prekur rëndë. Disa ndërtesa banimi dykatëshe janë dëmtuar rëndë, dhe disa janë shembur”, tha agjencia e shërbimeve të emergjencës Magen David Adom (MDA).

Pamjet e publikuara nga shërbimet e emergjencës tregojnë pjesë të një ndërtese në gërmadha dhe dëme të mëdha në ndërtesat përreth. Një numër i madh i ekipeve të emergjencës ndodhen në vendngjarje.

Policia izraelite tha se oficerët dhe njësitë e çminimit ndodheshin në vendin ku ka rënë municioni në Izraelin qendror. Një zyrtar i qytetit në Haifa, në veri të vendit, gjithashtu konfirmoi një goditje në atë qytet.

Shërbimet e emergjencës izraelite kishin thënë më herët se po shkonin në të paktën 10 vendndodhje pas valës së fundit të sulmeve me raketa iraniane.

“Forcat e Kërkim-Shpëtimit janë duke vepruar në disa vende në të gjithë vendin, ku janë marrë raporte për raketa të rëna”, tha IDF. Njëmbëdhjetë persona janë plagosur nga sulmet, sipas MDA. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë