Merkatoja dimërorë ka përfunduar në kampionatet e mëdhenj të Europës dhe Mino Raiola, një nga aktorët kryesorë të transferimeve të gjysmës së Europës, është kthyer të flasë: “Nuk dua të jem arrogant, por kjo mënyrë e të bërit merkato e kam shpikur unë. Në sesione ngrihet sipari, por protagonistë si unë punojnë muaj më parë”. Aktualisht, Raiola është pezulluar nga Fifa : “Është si mafia. Nëse flisni keq për këtë, vdisni”.
Deklaratat e gjigantit të menaxherëve nuk kalojnë kurrë pa zhurmë e ato të thëna për SportVoetbalMagazine nuk bëjnë përjashtim. Para sulmit direkt ndaj organit qeverisës të futbollit botëror, Raiola ka treguar mënyrën e tij të të bërit merkato, duke folur gjithashtu për tratativën që solli Haaland – i kërkuar nga gjysma e Evropës – te Borussia Dortmund: “Futbolli është bërë një show në të cilën unë jam aktiv prej 25 vjetësh. Është si të shkosh në teatër: në 1° janar ngrihet sipari, por aktorët përgatiten për muaj të tërë. Me Haaland po punoj për rreth një vit: Kam biseduar me shumë klube dhe kam dëgjuar planet, kam parë numrat dhe kam negociuar. “
Raiola ka folur për pezullimin për një vit nga FIFA, një vendim që menaxheri nuk e ka ‘’përtypur’’: “Fifa është si mafia. Nëse flet keq, vdes. Mund të bësh dy gjëra: ose të luftosh kundër Fifa, e është ajo që kam bërë për vite me pak sukses, sepse jam i vetëm; ose krijo një sistem të ri dhe ne po punojmë në të. Ka ardhur momenti për një revolucion”. Pezullimi nuk ndalon planet e betejës së Raiola: “Më kanë ndaluar për një vit në nivel botëror e tani po kërkojmë një vend nga ku të ndërhyjmë nga pas ndaj Fifa-s. Dua të krijoj një sistem që të mund të bashkekzistoj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.