Ne rrjet

“Rai 3”: Një e treta e Shqipërisë e mbuluar me drogë, po mbahet e fshehtë!

Mediat italiane dhe ato britanike duket se i kanë kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme trafikut të drogës nga Shqipëria dhe fuqizimin e bandave të vendit tonë.

Televizioni italian “Rai 3” ka publikuar një reportazh mbi trafikun e drogës në vendin tonë, i cili u transmetuar gjatë emisionit ‘Narcotica’, i njohur për investigimet e tij bombastike në lidhje me trafikun e drogës në Itali.

Dokumentari thekson se mafia shqiptare tani nuk merret vetëm me trafikun e kanabisit, por edhe atë të drogave të forta, si kokaina, të cilën e marrin nga Kolumbia dhe e sjellin në Shqipëri. Në reportazh, oficerët italianë të misionit të vrojtimit ajror të Guardia di Finanza thonë se pas rënies së vitit të shkuar, këtë vit në Shqipëri është rikthyer kultivimi masiv i marijuanës.

Kryeprokurori i Katanzarës Nicola Gratteri deklaron se “të paktën një e treta e territorit të Shqipërisë është mbjellë me marijuanë”. Ai thotë madje se kultivuesit shqiptarë kanë prodhuar varietete të modifikuara gjenetikisht të marijuanës “me rezistencë më të lartë dhe më përmbajtje të lartë të THC-së [kimikati që shkakton efektet psikotike], e cila ka efekte shkatërruese.
Oficerët italianë pohuan për gazetarët e Rai 3 se kultivimi i marijuanës tani “është i fshehur, nuk është më aq i dukshëm sa më parë, por është rritur të paktën pesë herë më shumë se vitin e kaluar".

https://www.facebook.com/rai3tv/videos/373898843504454/



Gratteri u shpreh se përveç marijuanës, Shqipëria tashmë është kthyer në furnizues të rëndësishëm të kokainës në Itali.

“Sot kemi kriminelët shqiptarë që shkojnë në Amerikën e Jugut, blejnë atje kokainën dhe e sjellin në Europë. Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto. Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine. Ata janë forcuar shumë”, tregon prokurori.

https://www.facebook.com/tg3rai/videos/381594942559782/



Dy gazetarët italiane Valerio Cataldi dhe Raffaella Pusceddu e kanë nisur reportazhin e tyre nga Lazarati. “Ky është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë, i konsideruar për një kohë të gjatë qendra e kultivimit të marijuanës, teatër i operacioneve të ndryshme të policisë dhe të përplasjeve me armë”, thuhet në reportazh. Shqipëria është një nga vendet kryesore për prodhimin e marijuanës, por mbi të gjitha ‘tokë e një nga mafieve më të egra dhe më të rrezikshme të botës që lufton me Ndraghetan për kontrollin e rrjedhës së kokainës nga Amerika e Jugut dhe kontrollon ‘opiumin dhe heroinën që nga Afganistani kalojnë nëpër Ballkan”, theksohet më tej.

Prokurori italian Nicola Gratteri, Gazeta Si, 8 gusht 2019



Prokurori Gratteri dhe Koloneli D’Angelantonio i skuadrës Ros të Karabinierëve tregojnë për hetimet për klanet shqiptare dhe bashkëpunimin me Prokurorin Francesco Mandoi i cili jeton në Tiranë për të koordinuar hetimet.

Mandoi, ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri, me nëndetëse.

‘Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’, është shprehur prokurori Francesco Mandoi.

https://www.facebook.com/watch/?v=2233745370270784

Massimiliano D’Angelantonio, kolonel në repartin special të karabinierisë italiane, pohoi për gazetarët e Rai-it se “grupet kriminale shqiptare kanë celula në të gjithë Europë dhe, madje, në Amerikën Latine”.

Ai shpjegoi se strukturat e krimit shqiptar veprojnë si struktura paralele dhe konkurente të krimit vendas në Itali. “Tregjet e qyteteve të mëdha nuk furnizohen më në mënyrë ekskluzive nga Ndrangheta, por edhe nga mafia shqiptare, e cila është në gjendje të importojë në Itali sasi të mëdha të substancave narkotike” u shpreh koloneli.

Duke sjellë rastin e grabitjes së Rinasit, gazetarët italianë shprehen se krimi ka liri të madhe veprimi në Shqipëri. Sipas gazetarëve italianë të ardhurat nga trafiku i drogës në Shqipëri arrijnë deri në 3 miliardë euro në vit.

"Daily Mail": Një e dhjeta e të burgosurëve në Britani  janë shqiptarë!

Nga ana tjetër, tabloidi britanik. “Daily Mail”, shkruan se tanimë shqiptarët përbëjnë një të dhjetën e të burgosurve të huaj në burgjet britanike, duke theksuar se bandat nga vendi ynë kanë marrë kontrollin e tregtisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli i gazetës vjen pasi një raport të Ministrisë britanike të Drejtësisë theksonte se të dënuarit nga Ballkani Perëndimor e kanë kapërcyer numrin e polakëve që po vuajnë dënimin në Angli dhe Uells.

Ky raport zbulonte se shqiptarët përbëjnë 876 nga 9.089 nga të burgosurit e huaj në burgjet britanike, duke u dyfishuar që nga qershor 2015.

Do të thotë që shqiptarët tani përbëjnë dhjetë për qind të popullsisë së huaj në burgje, të ndjekur nga polakët që përbëjnë tetë përqind. Sipas raportit, rumunët dhe irlandezët gjithashtu përbëjnë tetë për qind, ndërsa xhamajkanët përbëjnë pesë për qind.

“Kartelet shqiptare janë shumë të organizuara dhe të pamëshirshme. Ato kanë hyrë në tregjet fitimprurëse të drogave të forta në Britani, duke postuar edhe një sërë fotografish në internet, ku shfaqen me armë, para dhe makina të shtrenjta. Banda Hellbanianz, me qendër në Barking, në lindje të Londrës trafikon miliona paund droge në Britani të Madhe çdo vit. Por në vend që të fshehin aktivitetet e tyre të paligjshme si bandat e tjera, ky grup mburren hapur në internet, ku ka pasur gati 100,000 ndjekës në Instagram. Tre anëtarë kryesorë të bandës u burgosën për gjithsej 42 vjet në vitin 2016, pasi u kapëm me sasi të mëdha droge dhe mitralozë. Imazhet tronditëse në kanalet e tyre të mediave sociale përfshijnë një tortë të bërë me paundë dhe video të anëtarëve të bandave në burg që mburren për sulme të dhunshme”, shkruan “Daily Mail”, duke theksuar se bandat shqiptare janë gjithnjë gati për luftë’ me bandat rivale.

Nga ana tjetër një zëdhënës i Agjencisë Britanike të Krimit (NCA) thotë se “kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe kanë fituar ndikim brenda rrjetit krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasur qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, sidomos në trafikimin e kokainës.

Sipas NCA-së droga është vetëm një burim të ardhurash për bandat shqiptare, pasi ata ushtrojnë shpesh edhe me aktivitete të tjera kriminale.

"Kjo përfshin trafikimin e njerëzve, trafikimin e armëve të zjarrit, korrupsionin dhe pastrimin e parave, dhunë dhe shfrytëzim”, thotë zëdhënësi.

Në mars, NCA arrestoi një grua 37-vjeçare shqiptare në Lindjen e Londrës, e cila dyshohet të ketë pajisur qindra kriminele me pasaportave false të Mbretërinë e Bashkuar. Ajo punonte për një bandë të madhe shqiptare.

“Dy burra shqiptarë që jetonin në Britani u dënuan me 13 vjet burg në qershor pasi u kapën me 8.5 kilogramë kokainë dhe 17,000 paund. Po ashtu nëntë shqiptare të moshës midis 19 dhe 24 vjeç duke shpërndarë kokainë”, thekson “Daily Mial”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë