Nga Gazeta ‘Si’-Rafah është bastioni i fundit i Hamasit. Ky është paralajmërimi që bën Izraeli përpara fillimit të ofensivës në Rafah më qëllim pushtimin e tij dhe kthimin e pengjeve izraelite.
Gjatë orëve të fundit Tel-Avivi ka detyruar popullsinë civile të Rafah që të zhvendoset. Janë afro 300 mijë persona që po largohen nga Rafah. Banorët e zhvendosur ndodhen në qiell të hapur dhe kërkojnë mbështetje për strehim.
Sakaq forcat izraelite po luftojnë kundër militantëve palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe disa pjesë të veriut të shkatërruar, të cilën ushtria tha se e kishte spastruar muaj më parë, por Hamasi ka shfrytëzuar një vakum sigurie për t’u rigrupuar. Ndërkohë sirenat e alarmit u dëgjuan edhe në pjesën veriore të Izraelit në kufi me Libanin.
Izraeli nuk ka ofruar ende një plan të detajuar për qeverisjen e pasluftës në Gaza, duke thënë vetëm se do të mbajë kontroll të hapur të sigurisë mbi enklavën bregdetare, e cila është shtëpia e rreth 2.3 milionë palestinezëve.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë planet e pasluftës të propozuara nga Shtetet e Bashkuara për Autoritetin Palestinez, i cili administron pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, për të qeverisur Gazën me mbështetjen e vendeve arabe dhe myslimane.
Këto plane varen nga përparimi drejt krijimit të një shteti palestinez, diçka që qeveria e Netanyahut është thellësisht kundër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




