Lojëra me Dore

Rafael Nadal i pandalshëm, vjen edhe trofeu numër 91 në Akapulko

Rafael Nadal nuk ndalet më. Pas trofeut të 21-të Slam që fitoi në Melburn, ai ka triumfuar edhe në Akapulko, duke mundur në finale 2-0 (6-4, 6-4) britanikun Kameron Norri.

Numra impresionues për spanjollin, që fiton trofeun e 91-të në karrierë. Për Nadal ishte fitorja e 15-të radhazi (nuk humb që prej gushtit, kur u eliminua në raundin e tytë të Uashingtonit nga Lloid Herris) dhe finalja e 11-të radhazi e fituar (nuk humb në finale që prej Australia Open 2019).

Rafael Nadal gjate finales. Gazeta Si, 27 shkurt 2022

“Është gjithmonë special ky turne, – ka thënë Rafael Nadal pas ndeshjes, – sepse energjia që të trasmeton publiku është vërtet unike. Kam pasur momente të vështira, që i kalova gjatë finales dhe jam vërtet shumë i kënaqur që e fitova këtë turne. Është një sukses shumë i rëndësishëm për mua dhe nuk mund të imagjinoj kënaqësi më të madhe”.

Seti i parë i ndeshjes u vendos nga një top ‘break’, që Rafa e shfrytëzoi në gejmin e 5-të për ta vënë poshtë kundërshtarin. Norri rikuperoi vetëm një moment të një ndeshjeje, që ishte gjatë gjithë kohës në dorë të spanjollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë