Lojëra me Dore

Rafael Nadal heq dorë nga turneu i shtëpisë, alarm edhe për Roland Garros

Gazeta Si – Tenisti i madh spanjoll ka hequr dorë edhe nga trofeu i shtëpisë. Objektivi i tij mund të jetë Roma, por tashmë dyshimet janë të forta edhe për pjesëmarrjen në Roland Garros.

“Barcelona është një turne special për mua, sepse është klubi im, sepse të luash në shtëpi është gjithmonë një emocion unik. Nuk jam ende gati dhe po vazhdoj procesin e përgatitjeve për rikthimin në kompeticione”. Me këto fjalë Nadal ka njoftuar mungesën në Barcelonë, pas asaj të Montekarlos.

Mëngjarashi i raketës është detyruar të tërhiqet edhe nga turneu i shtëpisë në Barcelonë, që nis të hënën. Sipas shtypit spanjoll, Nadal duhet të heqë dorë edhe nga turneu i Madridit, me synimin për t’u rikthyer në turneun e Romës.

Spanjolli ka si objektiv që të luajë të paktën një turne para Roland Garrosit. Megjithatë, situata aktuale lë dyshime të forta edhe për turneun e madh parisien. Rikuperimi pas dëmtimit të pësuar në Australian Open (një tërheqje e shkallës së dytë) ka ecur ngadalë.

Tenisti spanjoll nuk luan prej tre muajsh, çka ka bërë që ai të dalë nga 10-shja më e mirë pas 18 vitesh. Aktualisht Rafael Nadal është numri 14 në renditjen botërore Atp.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë