Lojëra me Dore

Rafael Nadal epik, mposht Gjokoviç pas 4 orësh betejë

Gazeta Si – Rafael Nadal shkruan një tjetër faqe legjendare të historisë së tij në Roland Garros. Spanjolli, 13 herë fitues në Paris, ka mposhtur Novak Gjokoviç pas 4 setesh, 6-2, 4-6, 6-2 dhe 7-6.

Çerekfinalja mes dy emrave të mëdhenj të tenisit botëror zgjati më shumë se 4 orë. Ishte një betejë epike. Rafael Nadal kaloi në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Aleksander Zverev. Gjermani eliminoi Karlos Alkaraz, një nga lojtarët më në formë.

Rafael Nadal. Gazeta Si, 1 qershor 2022

Episodi numër 59 i një rivaliteti legjendar mban firmën e Rafael Nadal. Ai vazhdon garën drejt Roland Garros numër 14, pasi mundi numrin 1 në botë.

Spanjolli nuk nisej favorit në këtë ndeshje. Madje, Rafael deklaroi se në rast humbjeje mund të ishte ndeshja e tij e fundit në Paris. Pavarësisht problemeve fizike që ka pasur, ai qëndroi në fushë më shumë se 4 orë.

Mëngjarashi tregoi edhe një herë se është mbreti i dheut të kuq. Rafael Nadal është i aftë të rezistojë edhe në situatat më të vështira. Shpëtoi në dy ‘set point’-e në setin e 4-t, pasi Gjokoviç ishte përpara 5-2.

Spanjolli do të ndeshet me Zverev në gjysmëfinale të premten, ditën e 36-vjetorit të lindjes.
Aleksander Zverev ndali vrapin e fuqishëm të Karlos Alkaraz në Roland Garros. E mundi atë 6-4, 6-4, 4-6 dhe 7-6. Gjermani doli fitues në një ndeshje me shumë ritëm, ndërsa spanjolli del me kokën lart.

U duk sikur Alkaraz ishte më mirë në fillim, por ishte një iluzion. Zverev u fut mirë në lojë, spanjolli u nevozua dhe bëri gabime banale. Mosha e tij e re e tradhëtoi. Zverev tani duhet t’i bëjë llogaritë me mbretin Rafael Nadal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë