Futboll

Rafael Leao injoron Arabinë: Një Champions vlen më shumë se paratë!

Gazeta Si – Ylli i Milanit, Rafael Leao, largon Arabinë Saudite, ku janë transferuar së fundi emra të mëdhenj të futbollit botëror, jo vetëm ata që janë në fundin e karrierës. Në një intervistë për ‘GQ Portugal’ sulmuesi ka theksuar se milionat që vijnë nga Arabia nuk e joshin aspak.

“Nuk kam arritur ende rezultate të mëdha në karrierën time, që të mendoj se mund të shkoj në një kampionat si ai i Arabisë Saudite. Për mua një Champions i fituar vlen më shumë se çdo lloj page e lartë që mund të marrësh”, – ka thënë mes të tjerash futbollisti i Milanit.

Portugezi është munduar t’i japë zemër Milanit. Ai është mjaft i lidhur me ngjyrat kuqezi dhe beson se shumë shpejt kjo skuadër do të fitojë Championsin. “Milani është në rrugën e duhur. Objektivat e klubit janë për rritjen e nivelit dhe skuadrës dhe jam i bindur se do të fitojmë një Champions së shpejti. Jam i sigurt”, – ka pohuar lojtari.

Leao ka një ndikim të madh në lojën e Milanit. Skuadra e Piolit ka varësi prej tij dhe sa herë që sulmuesi anësor nuk është në ditën e tij më të mirë, Milani has vështirësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë