Gazeta Si – Një gol dhe një asist për portugezin, që shkëlqen ndsj Fiorentinës. Në ‘Franchi’ u luajt ndeshja e parë pa Xho Baronen. Kuqezinjtë kanë fituar 1-2 kundër Fiorentinës, duke shkuar kështu +6 pikë nga Juventusi.
Në javën e 30-të të Serisë A, Milani kaloi një provë të vështirë. Mundi 2-1 Fiorentinën, duke iu larguar ndjeshëm Juventusit dhe duke blinduar vendin e dytë në klasifikim.

Një fitore e merituar për skuadrën e Piolit, nën shenjën e Rafael Leaos. Pas një pjese të parë të dominuar, por pa gjetur golin, ndeshja u zhbllokua sapo nisi pjesa e dytë. Leao shërbeu me thembër për Loftus-Çik, që përfitoi nga rrëshqitja e Milenkoviç dhe mposhti Terraçanon nga shumë pranë.
Më pas Leao shfrytëzoi pasimin e Reijnders, kaloi edhe portierin kundërshtar dhe kaloi sërish Milanin në avantazh, pasi Dunkan kishte barazuar përkohësisht. Maignan i mohoi Belotit dhe Mandragorës golin e barazimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




