Futboll

Raduçoiu shton dyshimet e dopingut: Na jepnin lëng të kuq, thoshin janë vitamina

Gazeta Si – Në Itali kanë bërë shumë zhurmë deklaratat e ish-futbollistit Dino Baxho në lidhje me një hetim për substancat që merreshin në kohën e tij dhe se dopingu ka qenë gjithmonë. Ai, duke iu referuar ndarjes nga jeta ta Vialit, ka theksuar se po bëhen të shpeshta vdekjet e parakohshme të ish-futbollistëve, ndaj dhe duhet duhet kuptuar se çfarë ndikimi kanë pasur ato substanca në trup.

Me Dino Baxhon kanë replikuar replikuar Alberto Di Kiara dhe Alesandro Meli, ndërsa nga Rumania vjen edhe dëshmia e Florin Raduçoiu në lidhje me këtë çështje. “Merrnim diçka me pika, një lëng të kuq, – shpjegon ish-sulmuesi i Barit, Veronës, Breshias dhe Milanit. – Po, e pranoj, kam marrë edhe ilaçe.
Tani do të bisedoj me mjekun që kishim te Breshia për të kuptuar më shumë. Për të dituar çfarë ilaçesh kam marrë në Milano, Breshia dhe Verona”.

Florin Raduçoiu me fanellen e Rumanise. Gazeta Si, 18 janar 2023

Shumë i prekur nga vdekjet e Mihajlovicit dhe Vialit dhe nga deklaratat e Dino Baxhos, Raduçoiu, sot 52 vjeç, më pas e ka rritur dozën, duke folur me shqetësim për praktikat mjekësore që përdoreshin në vitet ’90 në fushat e Serisë A.

“Nuk e dinim çfarë merrnim. Gjithmonë na thuhej se ishin vitamina, glukozë, – ka thënë rumuni për ‘Sport Report’. – Gjithë kohën në jepnin pika me atë lëngun e kuq para ndeshjeve. E kujtoj shumë mirë”.

Një rrëfim ky që pritet ta ndezë edhe më shumë debatin në lidhje me çështjen e dopingit gjatë viteve ’90, duke ushqyer dyshimet për lojtarët e asaj kohe. “Në Milano merrnim gjëra të tjera, pilula. E kam thënë para dhe pas vdekjes së Xhanluka Vialit. Ishte dhe Zhika Popesku. Duhet pyetur për të verifikuar këto vdekje të parakohshme”, – ka përfunduar Raduçoiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë