Ka ndodhur

Radhë kilometrike automjetesh në Kapshticë, pala greke punon me sportele të reduktuara

Gazeta Si – Ardhja e emigrantëve, por edhe largimi i shqiptarëve për festat e fundvitit, ka shkaktuar ngarkesë në pikën kufitare të Kapshticës me Greqinë.

Sipas të dhënave paraprake, në 24 orët e fundit kanë hyrë 5.518 shtetas dhe kanë dalë 2.185. Pala shqiptare punon me 6 sportele, ndërsa ajo greke me 3, çka ka shkaktuar edhe vonesa të shumta. Kështu, si pasojë e reduktimit të sporteleve, është krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Të shtunën e 23 dhjetorit dhe të dielën e një dite më pas, pritet fluks sidomos në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Edhe në Portin e Durrësit ka pasur një fluks të lartë pasagjerësh. Mbi 9.500 persona kanë mbërritur në Durrës për festa gjatë 48 orëve të fundit në port.

Paraditen e së shtunës me 2 tragete të linjës Bari-Durrës mbërritën 2.500 persona, ndërsa deri në mbrëmje priten edhe 3 tragete të tjera.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim në në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se pavarësisht rritjes së fluksit tështuar, nuk ka vonesa në pikat e kalimit kufitar në vend.

Balla falënderon dhe homologët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia për amgazhimin për mbarëvajtjen e kalimit në pikat kufitare.

Afrimi i festave të fundvitit sjell një numër të lartë udhëtarësh që zgjedhin rrugët tokësore nga Greqia dhe transportin detar nga Italia për të mbërritur në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë