Mbrëmjen e sotme luhet Itali-Spanjë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pritet një ndeshje interesante, ku spanjollët synojnë të ndërpreesin serinë e rezultateve pozitive te “axurrëve”. Aktualisht në Itali nuk është vetëm kjo sfidë tema e diskutimit, por edhe racizmi, pas asaj që ndodhi me Kulibali në stadiumin e Firences, ku tifozët e fyen me kore raciste lojtarin e Napolit.
“Është e papranueshme ajo ngjarje dhe duhet të ketë një sforco nga ana e të gjithëve për t’i eleminuar këto gjëra. Duhen ligje dhe rregulla më të forta. Jam ndjerë i turpëruar si italian dhe si toskan që jam, për atë që pashë”, – ka thënë Xhorxhio Kielini, kapiteni i Italisë, në konferencë shtypi para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve me Spanjën.

“Në Europë ka shumë njerëz që flasin për ne, duke na quajtur vend racist, por në fakt nuk jemi. Ka persona më adaptë se mua që duhet të marrin vendimet, por diçka duhet bërë që të kemi një imazh më të mirë”, – ka shtuar Kielini.
Mbrojtësi i Juventusit ka folur pastaj edhe për ndeshjen e sotme me Spanjën: “Ndeshja me Spanjën në Europian është ende e freskët në mendjet dhe zemrat tona. Duhet të jemi të kthjellët. Kemi respekt të madh për Spanjën, duhet të administrojmë sa më mirë faza të ndryshme të ndeshjes. Mes lojtarëve spanjollë që kam admiruar gjithmonë dhe që nuk e kam fshehur kurrë, është Serxhio Ramos”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




