Turisti anglez 21-vjeçar i cili ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi, ka ndërruar jetë. Policia njofton se turisti anglez Z. C. ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Vlorës.
I riu nga Anglia dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin kur u rrëzua nga kati i tretë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



