Pas gati dy javësh në spital ka ndërruar jetë prifti Kristaq Viso, i cili u rrëzua nga çatia e Kishës së Shën Triadhës në Korçë, më 19 maj, teksa po kryente disa riparime. Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte pësuar dëmtime të rënda trupore në kokë dhe trup.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë Korçë përmes një postimi në Facebook.
“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso! Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, parajsë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, shkruan Mitropolia e Korçës.
Prifti Kristaq Viso shërbente si klerik në kishën e Shën Thomait në fshatin Çiflig, por kishte shkuar të ndihmonte në riparimin e çatisë priftin tjetër të Kishës së Shën Triadhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.