Nga Gazeta ‘SI’ – Një shtetas, rreth 60-vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se ra aksidentalisht në gropën me ujë në një pallat të papërfunduar në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu”, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




