Ka ndodhur

Ra në kontakt me rrymën elektrike, 29-vjeçarja gjendet e pajetë në oborr

Gazeta Si – Një vajzë 29-vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët e saj në oborrin e shtëpisë në Durrës. Sipas policisë, dyshohet se e reja ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes,  viktima ishte shtatzënë.

Nga hetimet e para rezulton se kabulli që zgjatej përmes oborrit për të  furnizuar me energji lavazhin para shtëpisë ka bërë masë dhe në kontakt me  rrethimin metalik është kthyer në përcjellës masiv të energjisë. Në padijeni gruaja e re ka rënë në kontakt me të dhe ka gjetur vdekjen.

“Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike”, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë