Personat që kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vijojnë të jenë të shumtë në vendin tonë.
Sipas të dhënave të INSTAT edhe përgjatë vitit 2021, kjo grup sëmundje ishte nën shifra të larta. Konkretisht 15.986 persona me një rritje 10,8 % nga viti i shkuar.
Nga të dhënat rezulton se qarku i Shkodrës shënon vlerën më të lartë të koeficientit bruto të vdekshmërisë për grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 733,5 për 100.000 banorë.
Ky qark ndiqet nga Berati i cili gjithashtu ka vlerë të lartë vdekjesh nga kjo grup sëmundje, 650 për 100.000 banorë. Ndërsa qarku Durrës shënon vlerën më të ulët me 476,6 për 100 mijë banorë.

Sëmundjet jo të transmetueshme dëmtojnë më shumë qytetarët.
Referuar grup sëmundjes “Tumore” vlera më e lartë e vdekshmërisë vihet re në qarkun e Gjirokastrës, me 204,7 vdekje. Ndërsa, qarku i Tiranës ka shifrat më të ulëta, me 94,0 vdekje për 100 mijë banorë.
Qarqet e tjera më nivel të lartë të vdekjeve nga aparati i qarkullimit të gjakut, janë ai i Korçës dhe Dibrës.
Sipas statistikave të vitit të shkuar nga Instituti i Shëndetit Publik, gjithashtu është evidentuar rritje e ndjeshme për sëmundjet jo të transmetueshme(SJT). Sipas të dhënave SJT përbënin rreth 96% të vdekjeve të përgjithshme, e ndjekur nga lëndimet (3.7%).
IShP ka evidentuar pikërisht se shkalla e vdekshmërisë së sëmundjeve ishemike të zemrës dhe infarktit të miokardit janë më të shpeshtat në popullatë.
Në raportin e ISHP, përcaktohej se mënyra e të ushqyerit ishte faktori i dytë kryesor i rrezikut, që përbën 27% të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe 15% të barrës së përgjithshme të sëmundjes. Sipas gjetjeve, duhani ishte faktori i tretë i rrezikut kryesor që përbën 19% të të gjitha vdekjeve dhe 13% të barrës së përgjithshme të sëmundjeve në popullatën shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje