Kosova

Qytetarët e Kosovës s’mund të shkojnë në dasma dhe klube nate pa u vaksinuar

Për të shkuar në dasma, klube nate dhe qendra tregtare, qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vaksinuar. Kështu, ka vendosur Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, -thuhet në njoftimin e OHT-së.

Stafi i punonjësve të këtyre sektorëve duhet të jetë i vaksinuar të paktën me dozën e parë të vaksinës, deri më 12 gusht.

Bëhet e ditur se është diskutuar edhe zgjatja e orarit për klubet e natës. “Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, bën të ditur njoftimi. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 11 gusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë