Në pritje të rinovimit të kontratës së tij me Mercedes për një sezon të tetë në timonin e Shigjetave të Zezë (ose Argjendta) të kompanisë nga Stuttgart, Lewis Hamilton shënon edhe një tjetër titull: Kalorësinë e vendit të tij, një kurorëzim i denjë të një sezoni që solli titullin e shtatë Kampion Bote për mjeshtrin e padiskutueshëm të Formula 1.

Ky nuk është nderi i parë me të cilin Sir Lewis Hamilton nderohet. Në fund të Kampionatit Botëror 2008 – ai në të cilin kishte fituar titullin e tij të parë botëror, Lewis u emërua MBE, Anëtar i Perandorisë Britanike: titulli “më pak prestigjioz” e një liste shumë të shkurtër që kulmon me titullin që i atribuohet tani shtatë herë kampionit të botës. Hamilton i bashkohet kështu një elite ekskluzive të përfaqësuesve të botës në Formula 1 të cilët kanë marrë të njëjtin vlerësim: në 1978 australiani Jack Brabham dhe në 2001 skocezi Jackie Stewart, të dy tre herë kampionë të botës. Përveç Stirling Moss, i cili u bë “sir” në 2000.

Në moshën tridhjetë e pesë vjeç, Lewis nuk është sportisti më i ri që ka fituar një çmim zyrtar të prestigjit absolut: tenisti Andy Murray e arriti atë në moshën 29 vjeçare në 2017, pas suksesit të dytë në Wimbledon, çiklisti Bradley Wiggins në 2013, ishte 32, pothuajse në kulmin e një karriere të çmuar nga suksesi në Tour de France në 2012 dhe nga pesë medalje ari olimpike mes Athinës 2004 dhe Rio de Janeiro 2016. Pa harruar Ellen MacArthur, mbajtëse nga 2005 në 2008 e rekordit botëror për qarkimin më të shpejtë vetëm e globit, e nderuar me titullin përkatës të Damës në 2005, në moshën 29 vjeç, si Murray.
Duke u kthyer tek Hamilton, vlerësimi është shtyrë deri më sot për çështjet në lidhje me vendbanimin. Lewis u zhvendos nga Anglia së pari për në Monte Carlo dhe më pas në Zvicër, për arsyet e zakonshme fiskale dhe motivohet – përvec meritave të padiskutuara sportive, për angazhimin shoqëror të kampionit dhe në veçanti nga ai i kryer edhe gjatë fundjavave të garës në favor të betejës kundër racizmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




