Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar të gjithë bizneset me pronarë të panjohur se kanë vetëm 60 ditë kohë për ta bërë atë publik.
Më parë këto biznese kishin afat deri më 31 janar, tani kanë 60 ditë nga data e publikimit të njoftimit.
Regjistrimi i pronarit/ëve duhet të bëhet në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP), sipas kërkesave të Ligjit nr. 112/2020 dhe VKM nr. 1088, datë 24.12.2020 në portalin online të e-albania.
Sipas ligjit, pronari, emri i të cilit regjistrohet në biznes 1. “Pronar përfitues”, individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin dhe/ose individi në emër të të cilit po kryhet një transaksion ose veprimtari dhe përfshin të paktën:
‘’Individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të një përqindje të mjaftueshme të aksioneve ose të drejtave të votimit ose të pjesëmarrjen në kapitalin e atij entiteti, përfshirë përmes mbajtjes së aksioneve, ose përmes kontrollit nëpërmjet mjeteve të tjera, ose përfiton nga transaksionet e kryera nga personi juridik.’’
Gjatë procesit të aplikimit iu nevojiten dokumentacionet e nevojshme si : dokumenti i identifikimit të individit të regjistruar si pronar përfitues dhe ekstrakti i subjektit tuaj, ekstrakti i personit juridik që zotërohet nga individi i regjistruar dhe rezulton ortak/aksion në subjektin tuaj (pronësia indirekte), statuti/aktet e brendshme të shoqërisë, kontrata apo cdo dokument tjetër që vërteton se, individi i regjistruar është pronari përfitues i subjektit tuaj, sipas pronësisë direkte apo indirekte.
Njoftimi mbyllet me kërkesën e QKB-së për respoektimin e këtij vendimi dhe afatit të tij, në të kundërt do të shoqërohet me masa penale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.