Nga Gazeta ‘SI’ – Qendra Kombëtare e Biznesit i ka rikujtuar bizneseve se kanë afat deri më 31 korrik të dërgojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe atë të auditimit.
“Subjektet e detyruara nga ligji duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet e mëposhtme: Pasqyrat financiare, raportin e ecurisë së veprimtarisë, raportin e auditimit të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në raste. Kujdes! Pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin e hartimit të tyre. Mosdepozitimi në kohë i dokumenteve nga ana e bizneseve shoqërohet me penalitete. Depozitimi prej disa vitesh po bëhet online duke kaluar përmes sistemit të e-albania”, shkruhet në njoftimin e QKB-së.
Pasqyra financiare duhet të përbëhet nga Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve; Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow); Aneksi për shpjegimet shpjeguese.
QKB nuk thekson llojin e penalitetit që përballen bizneset, por më herët ka një gjobë prej 15 mijë lekësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.