Politike

‘Shpall’ partinë e re së shpejti, por nuk do ta drejtojë vetë? Reagon Basha: Vendimet i merr kryesia e Këshilli dhe jo ndonjë individ

Vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 11 qershor e la Lulzim Bashën pa logon e PD-së.

Qysh prej asaj dite, Basha është orvatur të bëjë dy lëvizje paralele, njërën duke u prezantuar si kryetar i demokratëve euroatlantike dhe tjetra duke lajmëruar së do të bëjë rekurs në gjykatën e Lartë.

Por ndryshe nga mungesa e përgjigjes e Bashës se kur do të bëjë rekurs, cfarë do të bëjë nëse gjykata e Lartë ia lë vulën Sali Berishës grupi brenda tij nuk ka humbur kohë.

Jo zyrtarisht po flitet për krijimin e një partie të re në kushtet kur logoja dhe vula e Partisë Demokratike janë në duart e Sali Berishës.

Akronimi i forcës politike po flitet të jetë ‘IDE’.

Raportohet deri me tani se partia e re do të drejtohet nga një trupë kolegjiale deri në zgjedhjet e vitit 2025, e pas këtyre zgjedhjeve, kur edhe çështja e logos dhe vulës së PD të jetë zgjidhur, pritet të ketë një betejë elektorale të brendshme në këtë force të re politike. Një veprim i tillë duket se do të shmangë çdo përgjegjësi nga Lulzim Basha, në rast të një humbje të mundshme në zgjedhjet e 2025, ku synohet bashkëpunim me partitë e vogla opozitare, si lëvizja ‘Shqipëria bëhet’, Nisma Thurje etj. Në të dyja rastet Basha del i lare, shkon në zgjedhje më një force politike që nuk është kryetar vete dhe në anën tjetër pret nëse gjykata e Lartë do t’i ktheje logon e PD. Nderkohe pas ketyre raportimeve ka pasur nje reagim ne faqen zyrtare te grupimit politik që drejtohet nga Basha.

"Qartësojmë opionin publik se Partia Demokratike – Demokratët Euroatlaintikë funksionon mbi vendimmarrjen e organeve të saj drejtuese, të zgjedhura nga vota e anëtarëve, siç është Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Vendimmarrja nuk është në dëshirën e Kryetarit apo të ndonjë individi tjetër, por vendimmarrje e shumicës dërrmuese të strukturave të saj drejtuese.

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e paligjshëm të Gjykatës së Apelit. Të qartë se mos bërja e rekursit ndaj një akti të pranuar gjerësisht si të paligjshëm, do të thotë të pranosh në heshtje pazarin Rama-Berisha", thuhet ne njoftim


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë