Shendet

Qindra raste të dyshuara me Omicron në Shqipëri, priten përgjigjet nga Gjermania

Pas konfirmimit zyrtar të prezencës së Omicron në Shqipëri, rastet e dyshuara me variantin e ri të virusit covid-19 sa vijnë e shtohen.

Mjekët e familjes thonë për gazetën “Si”, se gjatë kësaj periudhe janë rritur ndjeshëm shifrat e të sëmurëve që paraqiten te mjeku me simptoma të një gripi stinor por testet e shpejta apo PCR identifikon prezencën e koronavirus.

Sipas tyre, nisur nga simptomat e lehta, duket se krahas Deltës edhe varianti “Omicron” po qarfkullon ndonëse jo dominant si Delta.

Prej disa ditës, Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar në laboratorin e Referencës në Gjermani për të verifikuar nëse analizat e dyshuara flasin për raste të tjera Omicronn në Shqipëri.

Burime nga ISHP konfirmuan për gazetën “Si” shtamet apo variantet e reja nuk identifikohen dot plotësisht në laboratorin tonë të Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik por vetëm në laboratorë reference të cilat kapin ndryshimet më të imëta të ADN.

“Zyra e OBSH në Evropë me Qendrën Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve-CDC kanë krijuar një rrjet evropian të bashkëpunimit mes laboratorëve.

Rreth 200 raste janë nisur nga Shqipëria dhe përgjigjia e testeve vonon afro 2 javë” thanë burimet.

Aktualisht, ISHP kryen testet e shpejta për identifikimin e covid nga gripi stinor.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, gjatë kësaj periudhe po qarkullon gripi stinor i tipit A dhe shenjat klinike të tij janë shumë të ngjashme dhe të përafërta me koronavirusin.

Pacientët me grip në disa raste kanë shfaqur dhe komplikacione për shkak të temperaturës së lartë deri në 40 gradë.

Gjithashtu ata ankohen për dhembje të kyçeve, heqje të barkut, me dhembje të muskujve dhe në nyje, të ngjashme me covid.

Mjekët rekomandojnë që të mos neglizhohen simptomat por të kryhen testet e shpejta për të identifikuar më parë nëse bëhet fjalë për prekje nga covid apo gripi stinor e më pas të nisë mjekimi specifik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë