Mjedis

Qeveritë do prodhojnë më shumë lëndë djegëse fosile dhe kjo po e çon botën në katastrofë

Qeveritë e botës po planifikojnë të prodhojnë 120 përqind më shumë lëndë djegëse nga mbetjet fosile deri në vitin 2030, në kundërshtim me kufirin e ngrohjes globale, për të cilën kanë rënë dakord në “Marrëveshjen e Klimës” në Paris, në vitin 2015. Të gjitha vendet kryesore prodhuese të lëndëve djegëse fosile përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Arabinë Saudite, Indinë dhe vende të tjera kanë plane ambicioze për të rritur prodhimin, sipas një raporti të ri nga organizata kryesore kërkimore në Kombet e Bashkuara.
Emetimet e karbonit nga përdorimi i karburantit fosil, ka arritur deri në 37.1 miliardë ton në vitin 2018. “Ulja e konsiderueshme e këtyre emetimeve nuk do të ndodhë kurrë pa zvogëluar prodhimin e karburanteve fosile,” thotë Michael Lazarus, drejtori i Qendrës Amerikane të Institutit të Mjedisit në Stokholm.
Duke përdorur dokumentet e qeverisë në dispozicion të publikut, raporti zbuloi se planet e vendeve për të rritur prodhimin e qymyrit, naftës dhe gazit arrijnë në 120 përqind më shumë në 2030 dhe kjo nuk përputhet me kufizimin e ngrohjes globale. Këto plane përfshijnë prodhimin e 280 përqind më shumë qymyr, gjë e cila do të shkatërrojë klimën.
“Ky raport tregon se për herë të parë sa e madhe është shkëputja mes qëllimeve të temperaturës, që u vendosën në Marrëveshjen e Parisit dhe politikave të vendeve për prodhimin e qymyrit, naftës dhe gazit. Edhe vendet që pretendojnë të jenë udhëheqës në programet e ndryshme të klimës si Kanadaja dhe Norvegjia, thonë se duan të maksimizojnë eksportet e tyre të karburantit fosil,” thotë Lazarus.
Një ngritje e tillë e temperaturave globale do të shpejtonte shkrirjen e akullin në Tokë, duke rritur nivelin e detit, do të rrisë numrin e stuhive të mëdha dhe sasisë së shiut, mund të detyrojë migrimin e kafshëve në habitatet e reja ndërsa shtëpitë e tyre do të ngrohen shumë dhe do të rritet rreziku i sëmundjeve infektive për njerëzit.

Në raport, Drejtori Ekzekutiv i Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, Inger Andersen, thotë se do të prezantojë nivelin e prodhimit të karburanteve fosile, një raport tjetër që tregon qartë hendekun mes rritjes së prodhimit të karburantit fosil dhe kufizimit të ngrohjes globale.
“Mund të jeni të tronditur, por jo të befasuar. Nëse bota do të përdorë këtë taktikë për të pasur më shumë lëndë djegëse fosile, atëherë detyrimisht bota është në rrezik,” shprehet ekonomisti Gernot Wanger nga universiteti i Nju Jorkut.
Investimet në infrastrukturën e re të karburanteve fosile sot, përcaktohen në prodhimin e karburanteve fosile. Në raport me vitin e kaluar, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës paralajmëroi që rritja e temperaturës me 2 gradë celsius do të kishte ndikime dhe kosto të mëdha në mjedis.

Nga 27 vende prodhues të lëndëve djegëse fosile, nëntë vendet kryesore prodhojnë mbi dy të tretat e emetimeve globale të karburantit fosil. SHBA aktualisht prodhon më shumë naftë dhe gaz se çdo vend tjetër dhe sipas ekspertëve, nëse do të vazhdojë kështu duhet të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit.
Sipas ekspertëve të gjitha vendet kanë mundësi të shumta për të mbyllur hendekun e prodhimit, duke përfshirë edhe kufizimin e eksplorimit dhe nxjerrjes së lëndëve djegëse. Sipas Steve Davis studiues i klimës në universitetin e Kalifornise, raporti detajon këto opsione të politikave të brendshme nga qeveritë që mund të frenojnë ose të paktën të mos subvencionojmë furnizimin e karburanteve fosile
"Përkundër më shumë se dy dekadave të politikëbërjes klimatike, nivelet e prodhimit të karburanteve fosile janë më të larta se kurrë. Ky raport tregon se mbështetja e vazhdueshme e qeverive për thëngjill, naftë dhe nxjerrje të gazit është një pjesë e madhe e problemit. Deri më tani kemi shkuar në një vrimë të thellë dhe duhet të ndalojmë gërmimet,”thotë Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Mjedisit të Stokholmit, Mans Nilsson./National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë