Ekonomi

Qeveria tregon listën me 134 investime unike dhe 5 mld euro projekte në zhvillim

Nga Gazeta ‘SI’ – Në një dokument të Politikave Prioritare 2026-2028, qeveria ka listuar të gjithë projektet me Rëndësi Kombëtare, kryesisht infrastrukturore.

Në listë janë 134 investime të mëdha që ndahen sipas nivelit të prioritetit që kanë në A, B dhe C, si dhe të ndara në kategori, të maturuar, pjesërisht të maturuar dhe të pamaturuar.

Projektet e matuarara, konsiderohen kur projekti është në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.

Me këtë status janë 52 projekte me një vlerë totale prej rreth 5 miliardë eurosh.

Konkretisht, disa nga projekte më të rëndësishme që lista përmban projektin e rehabilitimit të rrugës  Fier–Kthesa e Patosit–Frataj me vlerë 40 milionë euro. Ndërtimin e bypass-it të Sarandës me vlerë 34 milionë euro, Ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Lekaj, Korridori VIII me vlerë  60 milionë euro. Programi infrastrukturor – përmirësimi i lidhjes rajonale me vlerë 195 milionë euro. Ndërtimi i bypass-it Tiranë me vlerë 223 milionë euro. Korridori Adriatiko- Jonian – Segmenti Milot –Balldren me vlerë 213 milionë euro; Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës me vlerë 298.8 milionë euro.Ndërtimi i rrugës Tiranë–Ndroq–Plepa me vlerë 87 milionë euro. Ndërtimi i bypass-it të Elbasanit me vlerë 240 milionë euro.

Po ashtu, ndër projektet prioritare të maturuara tashmë janë dhe ato hekurudhore, ku përfshihen Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës– Rrogozhinë me vlera afro 123 milionë euro;  ndërtimi i linjës hekurudhore “Terminali i Transportit Publik ish-Stacioni i Trenit (4km) si zgjatim i linjës hekurudhore Durrës–Tiranë me vlerë 16 milionë euro; Elektrifikimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe lidhja me Aeroportin e Rinasit 27.5 milionë euro; Elektrifikimi i linjës hekurudhore Vorë–Hani i Hoti afro 60 milionë euro si dhe Rehabilitimi i hekurudhës Vorë– Hani Hotit me vlerë 313 milionë euro.

Lista përmban dhe projekte të tjera prioritare nga energjia, teknologjia, shëndetësia, kultura, drejtësia etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë