Ministria e Financave brenda planit ekonomik për vitin 2021 të publikuar së fundi ka treguar se si ajo do të ulë informalitetin duke kontrolluar bizneset. Dy pikat e vendosura mbi të cilat do të zbatohet plani kundër informalitetit përfshihet zbulimi i të ardhurave të padeklaruara nga taksapaguesit dhe individët me ndihmë të transaksioneve automatike të parave. Pika tjetër ka për qëllim ndërtimin e një Regjistri Pasurish të Tatimpaguesve (materiale dhe financiare) për të verifikuar të ardhurat e taksapaguesve dhe kontrolluar më me detaje pagesat e bëra për taksat e pronës.
Ky regjistër do të përfshijë të dhënat e pasurive dhe pronave që kanë bizneset dhe të llogarisin nëse janë paguar taksat. Devijimi i përgjegjësive tatimore të pronave konsiderohet evazion fiskal i lartë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregon se evazioni do të luftohet dhe me anë të verifikimit dhe kontrollit të të ardhurave të fshehura në llogari jashtë Shqipërisë.
Informacioni përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.
Sipas Minisitrisë së Financave ky program do të shpejtojë luftën kundër evazionit fiskal, i cili është akoma një problem madhor në Shqipëri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.