Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe rektori i Fakultetit të Mjekësisë, Arben Gjata i kanë bërë thirrje të gjithë studentëve të të gjitha univerisiteteve publike dhe private që të jenë vullnetarë.
Ministrja Manastirliu deklaori se situata e koronavirusi i ri është padyshim një sfidë e një natyre të veçantë, që ka në zemër të saj bashkëpunimin e shumanshëm me secilin nga ne. “Secili nga ne ka një rol të veçantë, me veprimet e mos veprimet, ndaj dhe ne keni në dorë të jemi pjesë e zgjidhjes apo pjesë e problemit. Sikurse edhe ju e dini, i gjithë sistemi ynë shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë situatë të pazakontë. Mjekët e infermierët, zemra e kujdesit tonë shëndetësor janë vendosur në vijën e parë të vijës së betejës, me një profesionalizëm dhe vetmohim që nuk lë vend për admirim dhe mirënjohje të thellë. E megjithatë çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim e dobishme si kurrë më parë. Prandaj dua të bëj një thirrje pulbike për çdo profesionist që ka lidhje me fushën e shëndetësisë, mjek, infermier farmacist, profesionistë të shëndetit publik, të gjithë ju, që do ndiheni të gatshëm për të kontribuar për menaxhimin e situatës, për t’i dhënë një dorë për të shërbyer në sistemin tonë shëndetësor, sot është dita pikërisht për ta dhënë këtë për të dhënë këtë kontribut dhe për t’u bashkuar së bashku”, shprehet Manastirliu në mesazhin e saj.
Ajo kërkon që të aplikojnë në dy portalet online të hapura për mjekësinë dhe infermierë sa më parë dhe t’i bashkohen kësaj beteje. Të njëjtën thirrje bëri edhe rektori i Fakultetit të Mjekësisë, Arben Gjata, duke i kujtuar studentëve se e nisin shkollimin te betimi i hipokratit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje