Treg

Qeveria shqiptare, 650 mln euro Eurobond vitin e ardhshëm

Nga Gazeta 'SI' - Qeveria shqiptare parashikon të dalë vitin e ardhshëm në tregun e huaj, me një Eurobond 650 mln euro.

Eurbondi i planifikuar do të përdoret për të përmbushur nevojat e qeverisë për shpenzime dhe shlyerje borxhi.

Norma e interesit nuk është e përcaktuar, pasi do të vendoset sipas kushteve të tregut. As koha e maturimit të këtij borxhi nuk përcaktohet.

Më pas, ministria e Financave njofton se Eurondi tjetër do të dalë në 2017-n, 540 mln euro.

Duke pasur parasysh zbehjen e normave të interesit në vendet e Europës, pritet që Eurobondi të jetë me interesa të favorshme për Shqipërinë, ndryshe nga ai i 2023-shit. Ky do të jetë Eurbondi i shtatë për Shqipërinë, që nga 2010-a.

Banka Botërore dhe FMN herë pas here kanë njoftuar Shqipërinë dhe Ballkanin të kenë kujdes me daljet në tregjet e jashtme dhe me borxhet afatshkurtra, pasi cënojnë fort financat publike të këtyre vendeve.

Aktualisht borxhi publik i vendit ka zbritur në 58.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pritet të reduktohet më tej në 55% në vitin 2027, por janë rritur kostot e kthimit të tij për shkak të interesave të larta të viteve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë