Politike

Qeveria shkarkon Fatos Tushen, Lushnja i shtohet listës së bashkive pa kryetarë

Qeveria ka shkarkuar me shpejtësi kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, fill pasi ky i fundit i arrestua nga SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Vendimi është marrë nga Qeveria po ditën e martë, por nuk është bërë publik për mediat, deri kur është publikuar në Fletoren Zyrtare këtë të mërkurë.

Tushe u arrestua të martën bashkë me zyrtarë të Bashkisë së Lushnjes me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikimit të dokumentave.

Me shkarkimin e Tushes bëhen pesë bashki në të gjithë vendin të cilat kanë mbetur pa titullarë. Ato janë Durrësi, Vora, Lushnja, Dibra, Rrogozhina. Në këtë listë nuk përfshihet Shkodra, ku drejton Voltana Ademi, megjithëse mandati i ka përfunduar prej kohësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë