Nëpërmjet një akti normativ, Ministria e Financave ndryshoi me rritje të ardhurat dhe shpenzimet ndërkohë parashikimi për deficitin buxhetor ka mbetur i pandryshuar.
Plani vjetor i të ardhurave u ndryshua me rritje 1.1% që do të thotë se nga 484 miliardë lekë të planifikuara për tu grumbulluar këtë vit, do të grumbullohen rreth 44 milionë euro më shumë se planifikimi fillestar.
Rreth 3.4 miliardë lekë pritet që të grumbullohet prej TVSH-së. Plani i të ardhurave nga TVSH u rrit me 2.3% nisur nga rritja e arkëtimeve në tremujorin e parë.
Edhe për të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, plani u rrit me 1.8% ose 4.8 milionë euro ndërsa për arkëtimet nga kontributet e sigurimeve u rrit gjithashtu me 0.9% ose 6.5 mln euro.
Qeveria e rriti zërin e shpenzimeve buxhetore në të njëjtën masë me të ardhurat, 5.4 miliardë lekë.
Fondi rezervë u shtua me 3 miliardë, shpenzimet kapitale me 2.4 miliardë ndërsa deficiti buxhetor mbeti i pandryshuar në nivelin e -108 miliardë lekëve.
Sëbashku me shtesën, fondi rezervë shkoi në nivelin e 7 000 milionë lekëve që me vendim të Këshillit të Ministrave do të përdoret për:
-Raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme në masën 6 000 milionë lekë;
-Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4 500 milionë lekësh përdoret nga ministri përgjegjës për financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit;
-Për përballimin e kostos së zgjedhjeve për Kuvendin të vitit 2021, në masën 1 000 milionë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje