Para

Qeveria rishikon buxhetin me ulje, defiçiti i pandryshuar

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës aktin normativ të buxhetit duke e rishikuar atë me një ulje prej 3 miliardë lekësh të ardhurat dhe shpenzimet. Rishikimi ka lënë të paprekur defiçitin.

Buxheti fillestar i kishte parashikuar të ardhurat në nivelin e 364 miliardë lekëve, ndërsa me rishikimin ato zbresin në 361 miliardë. Kurse shpenzimet me rishikimin bëhen 394 miliardë lekë. Teksa deficit mbetet 32, 9 milionë lekë.

Qeveria ka vendosur të rishohë me rritje buxhetin e pushtetit vendor.

Në buxhetin fillestar të ardhurat për vendorët ishin parashikuar 51.2 miliardë lekë, kurse të rishikuara ato kanë arritur në 55.2 miliardë lekë ose 4 miliardë lekë më shumë.

Të ndara në zëra sipas aktit normativ, buxheti i vendorëve ndahet në transfertën e pakushtëzuar nga buxheti qendror 17, 6 mld lekë, transferta specifike 7 ,4 mld lekë, dhe të ardhurat e tjera 30, 2 mld lekë. Këto të fundit janë të ardhurat të mbledhura vetë nga bashkitë e vendit, të cilat kanë dhënë efektin e rritjes me 4 mld në rishikimin e buxhetit për këtë vit me rritje. Kurse shpenzimet e pushtetit vendor arrijnë në 55, 3 mld lekë.
Është riparë gjithashtu zëri i sigurimeve shoqërore. Të ardhurat dhe shpenzimet janë ulur me 1 miliardë lekë. Si fillim ishin parashikuar parashikuar 42 miliardë lekë, të cilat janë ulur në 41 miliardë lekë.

Fondi për indeksimin e pensioneve është 2 ,4 mld lekë. Akti normative citon se shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 2 ,6 mld lekë dhe janë të ndara sipas skemave, në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.

Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore është rishikuar në ulje gjithashtu duke kaluar nga 500 milionë lekë në 400 milionë. Ky fond shpërndahet dhe përdoret sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Kontingjenca për risqet e borxhit, prej 4 300 milionë lekësh, përdoret nga ministri i Financave dhe Ekonomisë për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë