Para

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi, duke vendosur një rritje të saj në 50 mijë lekë në muaj.

Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore prej 50 000 lekësh është e detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë punëdhënësit, qofshin ata persona fizikë apo juridikë, vendas ose të huaj, që operojnë në Shqipëri.

Paga minimale është llogaritur për 174 orë pune në muaj, që përfaqësojnë kohën normale të punës. Në bazë të kësaj, paga minimale orare do të jetë 287.3 lekë për orë.

Vendimi saktëson gjithashtu se çdo shtesë me karakter të përhershëm (si përvoja në punë apo kualifikimi) duhet të jepet mbi pagën bazë minimale dhe nuk përfshihet brenda saj.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi i mëparshëm i Këshillit të Ministrave i vitit 2023, i cili përcaktonte nivelin e mëparshëm të pagës minimale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë