Treg

Qeveria miraton 3 parqe të reja eolike. Afati për vënien në punë, brenda 3 viteve

Nga Gazeta ‘SI’ –Qeveria ka miratuar ndërtimin e tre parqeve të  reja të prodhimit të energjisë nga era me një kapacitet prodhimi 3 megavat. Të treja projektet do të ndërtohen në Tragjas, Vlorë me një afat për të qenë funksionale brenda 3 vitesh. 

Projekti i vetëm që qeveria kishte miratuar për prodhimin e energjisë nga era është ai i Lezhës, i cili është në fazën e zgjedhjes se investitorit, pranë ministrisë së Energjisë.

Edhe zhvilluesit e energjive eolike, njësoj ai ato fotovoltaike, “i detyrohen” qeverisë 2% të prodhimit vjetor energjetik, si energji ose në formë monetare.

2 vjet më parë Enti Rregulaltor i Energjisë rishikoi licencat e dhëna para një dekade, duke vendosur revokimin e 3 prej tyre dhe rinovimin për 3 licenca të tjera. Gjithsesi, kompanitë mbajtëse të tyre, ende nuk kanë finalizuar ndërtimin e parqeve eolike, ndërkohë që edhe një ankand i hapur nga MIE është ende në fazë zhvillimi.

Energjia me burim erën nuk është ende prezente në Shqipëri.  Ajo fotovoltaike ka dominuar tregun, duke pasur parasysh edhe lehtësirat teknike apo natyrore të këtij sistemi. Gjithsesi, edhe energjia e diellit nuk zë ende hapësirën e pritshme në totalin e energjisë që prodhohet më vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë