Para

Qeveria merr borxh të brendshëm në euro

Qeveria shqiptare ka marrë këtë të hënë 100 milionë euro hua në tregun e brendshëm fianciar përmes emetimit të obligacioneve me kohë maturimi dyvjeçar.

Nga të dhënat e ankandit të zhvilluar, norma e interesit ishte 1.96%, pak më e lartë se norma e vendosur nga emetuesi ( 1.8% ).

Pavarësisht se pritej që kërkesa për të blerë obligacionet rezultoi mjaft e lartë, me afro 164 milionë euro, Ministria e Financave vendosi të mos tërheqë të gjithë shumën e shpallur prej 120 milionë eurosh.

Vendimi për të marrë një hua të brendshme në euro ka pasur kryesisht qëllim të shfrytëzojë likuiditetin e lirë që disponon tregu financiar dhe kryesisht ai bankar në monedhën europiane dhe  sepse instrumentet e borxhit në lekë janë pak më të larta. Në ankandin e  fundit, norma e interesit të obligacioneve dyvjeçare në lekë ishte 2.25%.

1.96%, norma aktuale e interesit për bonot dy vjeccare në euro është një kthim i leverdisshëm edhe për investitorët.

Pas rishikimit të buxhetit më datë 21 mars, qeveria vendosi që një pjesë të deficitit shtesë të parashikuar ta financojë përmes obligacioneve në euro. Në aktin normativ, qeveria vendosi ta rrisë deficiti vjetor me 29 miliardë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë