Qeveria shqiptare ka akorduar 2 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve për kurimin e aktorit Genc Fuga.
Fuga pësoi goditje në tru dhe u operua tre ditë më parë në një spital privat në Tiranë.
Një ditë më parë, ai iu nënshtrua edhe dy ndërhyrjeve të tjera dhe aktualisht po qëndron nën monitorimin e mjekëve.
Për ndërhyrjen u desh një shumë prej 19 mijë eurosh. Bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani, bëri apel në rrjetet sociale për mbështetje financiare.
Pas sensibilizimit të madh në media dhe rrjetet sociale por edhe polemikave që shoqëroi se pse ndërhyrje të tilla nuk bëhen në shtet e aq më shumë pse qeveria nuk akordon ndihme financiare edhe për rastet në fjalë, ka ardhur edhe reagimi i parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.