Biznes

Qeveria jep 16 mln lekë ndihmë për mikrobizneset e të rinjve

Ministria e Financave ka miratuar grantin prej 16 milionë lekësh për të ndihmuar 20 biznese të vogla që operojnë në Tiranë.
Përfituesit do të jenë 20 të rinj që janë prekur tek mikrobizneset nga pandemia.

Ndihma do të jepet nga Bashkia e Tiranës, e cila do të përcaktojë dhe emrat.
Mikrobizneset e të rinjve do të përfitojnë 800.000 lekë secili brenda 2021.

Qëllimi i këtij projekti është sipërmarrja e qëndrueshme private, konkurrenca në treg dhe hapja e vendeve të reja të punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë