Bota

Qeveria izraelite: Nëse Irani vazhdon sulmet, Teherani do të digjet

Nga Gazeta ‘SI’- Nëse Irani vazhdon të lëshojë raketa kundër Izraelit, Teherani do të “digjet”. Fjalët e Ministrit të Mbrojtjes së Tel Avivit, Israel Katz.

Pasazhi është pjesë e një deklarate drejtuar Udhëheqësit Suprem të Republikës Islamike, Ali Khamenei.

Sipas Katz, “banorët e Teheranit në veçanti do të paguajnë një çmim të lartë për dëmin kriminal të shkaktuar ndaj qytetarëve izraelitë”.

Ministri shtoi “Nëse Khamenei vazhdon të lëshojë raketa kundër frontit të brendshëm të Izraelit, Teherani do të digjet”.

IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) njoftuan se deri më tani kanë goditur mbi 400 objektiva në Iran dhe kanë shënjestruar vendet bërthamore në Natanz dhe Isfahan, ku u shkatërrua një infrastrukturë për pasurimin e uraniumit. Megjithatë, Izraeli ka sqaruar se nuk ka goditur centralin bërthamor në Fordoë.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se në sulmet ajrore të Forcës Ajrore izraelite, në fillim të Operacionit “Si një Luan”, janë eliminuar nëntë shkencëtarë dhe ekspertë të nivelit të lartë që kishin avancuar programin e armëve bërthamore të regjimit iranian.

“Sulmi u bë i mundur falë informacionit të saktë të mbledhur nga Divizioni i Inteligjencës,” thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Ndër shkencëtarët e lartë të përfshirë në projektin bërthamor iranian që u eliminuan janë:

Fereydoon Abbasi, ekspert i inxhinierisë bërthamore;

Mohammad Mahdi Tehranchi, ekspert i fizikës;

Akbar Motallebi Zadeh, ekspert i inxhinierisë kimike;

Saeed Borji, ekspert i inxhinierisë së materialeve;

Amir Hassan Fakahi, ekspert i fizikës;

Abd al-Hamid Minuchehr, ekspert i fizikës së reaktorëve;

Mansour Asgari, ekspert i fizikës;

Ahmad Reza Zolfagari Dariani, ekspert i inxhinierisë bërthamore;

dhe Ali Bookai Katriemi, ekspert i mekanikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë