Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria shqiptare ka lëshuar për herë të parë obligacione 20- vjeçare, për të cilat ka pasur interes të lartë.
Ministria e Financave nxorri në dispozicion letrat me vlerë 1.5 mld lekë ndërsa kërkesa arriti në 4.26 mld. Për shkak të interesit të lartë, MF pranoi 1.72 mld lekë kërkesa.
Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6.78%, poshtë kuponit referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga MF. Në muajin mars, ajo ka parashikuar edhe një rihapje të ankandit të obligacioneve 20-vjeçare, në vlerën 1 miliard lekë.
Para mbylljes së vitit, Banka e Shqipërisë njoftoi se ka një interes të rritur nga investitorë të huaj për borxhin e Shqipërisë dhe nuk dihet nëse ky është rasti edhe për obligacionet 20-vjeccare. Përgjatë 2024-s, interesi për letrat me vlerë është ulur dhe disa herë Ministrisë i është dashur të anullojë ankandet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.