Taksa

Qeveria e nis vitin me 30 mld lekë suficit

Nga Gazeta ‘SI’ – Në dy muajt e parë të vitit 2026, buxheti i shtetit ka arkëtuar mbi 130 mld lekë, rreth 12% më shumë se një vit më parë dhe duke kaluar parashikimin e qeverisë.

Ndërkohë, shpenzimet raportohen në 100.6 mld lekë, me rritje vjetore 7.2%, por poshtë pritshmërive. Për dy muajt e parë, buxheti i shteti rezulton me një suficit të konsiderueshëm.

Të dhënat paraprake nga ministria e Financave tregojnë se mbledhja e të ardhurave gjatë dy muajve e ka kaluar me 16% parashikimin e qeverisë.

Nga Doganat, janë mbledhur 33.1 mld lekë, duke arritur vetëm 91% të planit të periudhës. Zëri kryesor mbetet TVSH-ja në import, e cila në janar-shkurt ka arkëtuar 21.5 mld lekë. Për të njëjtën kohë, akciza ka realizuar 10 mld lekë, 6% më shumë se një vit më parë.

Tatimet kanë arkëtuar 47.7 mld lekë duke kaluar me 3% planin e periudhës. Edhe këtu, TVSH-ja (e arkëtuar) zë pjesën më të amdhe, 18.5 mld lekë ose 15% më shumë se vjet. Tatimi mbi të ardhurat personale ka sjellë rreth 4% më shumë para se vitin e shkuar, 14.1 mld lekë. tatimi mbi fitimin arkëtoi 7.4 mld lekë duke kaluar ndjeshëm dhe parashikimin e qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë