Nga 14 raste me COVID-19 më 26 korrik, në 888 raste me 11 gusht. Situata epidemiologjike në Kosovë po përkeqësohet. Masat kundër përhapjes së COVID-19 në nuk po respektohen dhe sjellja e qytetarëve ndaj pandemisë është e papërgjegjshme.
Maskat dhe distanca fizike tashmë janë harruar. Institucionet ende nuk tregojnë nëse, apo kur, do të vendosën masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thote “po zhvillohen takime të vazhdueshme me ekspertë shëndetësorë për të marrë rekomandimet e tyre konform situatës epidemiologjike dhe trendit të vaksinimit dhe se Qeveria e Kosovës pritet të marrë sot masa të reja.
Në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës thuhet se mbajtja e maskës, duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet përveç ambienteve të jashtme.
Por, ka ngecje në kontrollin e respektimit të kësaj mase dhe të tjerave që parashihen me këtë vendim. Në raportin e Policisë së Kosovës për ditën e martë (10 gusht) thuhet se janë dhënë 5 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.
Krahas Policisë së Kosovës, gjatë pandemisë, edhe një institucion tjetër ka kryer inspektime të respektimit të masave kundër pandemisë. Ajo është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Por, kjo
Çfarë thonë mjekët?
Epidemiologu Lul Raka, tha se shkaqet e rritjes së numrit të rasteve janë shpejtësia e përhapjes së variantit Delta, neglizhimi i masave parandaluese nga popullata përfshirë mosmbajtjen e maskave në objekte të mbyllura apo mjete të transportit publik, grumbullimet dhe intensifikimi i kontakteve.
Sipas tij nuk ka inspektime të mjaftueshme nga policia dhe inspektoratet qendrore e komunale për respektimin e masave
“Për shkak të numrit të pamjaftueshem të popullatës së vaksinuar plotësisht, duhet fuqizuar ligji I mbajtjes së maskës në objekte të mbyllura dhe shmangia qëndrimit në turma.Në rast të rritjes dramatike të vdekjeve, atëherë rrjedhimisht edhe masat kufizuese fuqizohen”, tha Raka.
Për epidemiologun Isuf Dedushaj, rritja e shpejtë e rasteve me COVID-19, është shqetësuese. Ai thotë që nëse vazhdon një trend i tillë, duhet të merren masa që do të parandalonin përhapjen e mëtejme të infeksionit.
“Njerëzit kanë harruar edhe si ka qenë pandemia. E vetmja mënyrë është që të rritet numri i përfshirjes në vaksinim”, ka thënë Dedushaj.
Të mërkurën, autoritetet kanë njoftuar se numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 174.991, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 521.737. Ministria e Shëndetësisë ka nisur një fushatë sensibizilimi për të inkurajuar qytetarët që t’i përgjigjen fushatës së imunizimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbajtja e maskave duhet të përdoret si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse e masave për të parandaluar transmetimin e virusit dhe për të shpëtuar jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




