Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për familjet që kanë humbur familjarët për shkak të virusit Covid-19. Në mbledhjen e fundit të qeverisë janë marrë vendimet për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për situatën e krijuar nga pandemia.
15 milionë euro do të shkojnë për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë. 2.7 milionë euro për punonjësit e shëndetësisë. 1 milion euro për kupona ushqimorë për familjet në nevojë. Gjithashtu janë ndarë 7 milionë euro për pagesa për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.
Qeveria ka ndarë 10.43 milionё euro edhe për subvencionimin e kredive investuese të bizneseve prodhuese e përpunuese.
“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1.116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, por jo më shumë se 60 euro për tre muajt e ardhshëm”,-tha Murati për ndihmën e personeleve mjekësore.
Sipas ministrit të Financave në Kosovë, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor. Aplikimet janë të hapura deri më datën 15 tetor 2021 në paltformën EDI të ATK-së.
Këto mjete janë siguruar nga emetimi i “Bonove të Diasporës”, instrument financimi ky që ka pasur për qëllim kanalizimin e kapitalit të diasporës drejt investimeve për ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




