Politike

Qeveria do të nisë të premten takimet me bizneset për rritjen e pagave

Nga Gazeta 'SI'  -  Kryeministri Edi Rama ka treguar se nga e premtja (16 mars) qeveria do të nisë takimet me sipërmarrjet private për domosdoshmërinë e rritjes së pagave minimale nga ky sektor.

Me një postim në rrjetet sociale, Rama tregon se "qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave.

 “Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek. Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”-shkruan Rama. 

Së fundmi, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e rritjes së pagës minimale në 40 mijë lekë nga 1 prilli i këtij viti.

Qeveria ka bërë me dije se synimi me politikën e ndërmarrë është kapërcimi i nivelit të pagave minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor në raport me vendet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë